Basketboll

EDHE TRE RASTE ME COVID-19, NË EKIPIN TJETËR QË GARON NË EUROLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Rastet e konfirmuara me virusin Covid-19 në ekipet që luajnë në Euroligë, si duket s’kanë të ndalur.
 
Së fundmi, është skuadra tjetër ruse, Khimki Moska e cila ka njoftuar se tre lojtarët e skuadrës: Janis Timma, Evgeny Voronov dhe Jordan Mickey, janë testuar pozitivisht për virusin COVID-19.
 
Ky lajm e çon në 10 numrin e rasteve të konfirmuara me koronavirus në basketbollin evropian vetëm këtë fundjavë. Dhe për këtë arsyeje edhe ndeshja Real Madrid – Barcelona e vlefshme për Ligën Spanjolle është shtyrë.
 
Nga ekipet e Euroligës, Barcelona tashmë ka njoftuar që trajneri kryesor Sarunas Jasikevicius dhe ndihmësi Darius Maskoliunas të dy rezultuan pozitivë për COVID-19.
Dje edhe CSKA Moska ka informuar gjithashtu se tre lojtarët e saj, Nikola Milutinov, Semen Antonov dhe Janis Strelnieks kanë rezultuar pozitivë për koronavirus.
 
Të gjitha rastet e konfirmuara aktualisht janë të izoluara dhe priten më shumë teste për ta dhe gjithashtu për pjesën tjetër të lojtarëve.
 
Sipas protokolleve shëndetësore të Euroligës, të gjitha ndeshjet po zhvillohen siç është planifikuar, nëse një ekip nuk ka më pak se tetë lojtarë në dispozicion për të marrë pjesë për arsye të lidhura me koronavirusin, atëherë kjo skuadër do të humbasë ndeshjen me rezultat zyrtarë, 0-20.
 
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.