KY ËSHTË PËRFORCIMI I HUAJ I FERONIKELIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Feronikelit që sivjet do të luaj në Ligën e parë të Kosovës, përveç disa transfereve vendore e ka shtuar në skuadër edhe një basketbollist të huaj.
Ekipi nga Drenasi që sivjet do të drejtohet nga Blerim Krasniqi, ka regjistruar në FBK edhe basketbollistin me dy nënshtetësi, nga Afganistani dhe SHBA-të fundorin, Haris Arghandiwal.
Arghandiwal është i gjatë 1.85cm dhe luan në pozitat fundore, basketbollisti në fjalë së fundi është paraqitur për ekipin, ”Westcliff” nga NAIA Conference me të cilët kishte mesatare prej, 4.0 pikë, 1.0 kërcime dhe 0.5 asiste.
Përpos këtij lojtari të huaj, Feronikeli ka shtuar në ekip edhe lojtarët e tjerë vendorë si: Fisnik Hoti (Sfera), Indrit Krasniqi LD, Sylejman Hoxha (Prishtina e Re), Albin Rexhepi (Sigal Prishtina), Andi Latifi (Kerasan Prishtina) dhe Engjull Sollova (Prishtina e Re).
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.