Prishtinë(AsistiOnline) – Me ardhjen e kryesisë së re në pozita, skuadra e Trepçës po vazhdon të mobilizohet në mënyrë profesionale për edicionin e ri.
Gjatë ditës së sotme, drejtuesit e skuadrës ”xehtare” kanë prezantuar fanelat për edicionin e ri të cilat pritet ti bartin lojtarët e skuadrës, në ndeshjet zyrtare e që janë me tre ngjyra të ndryshme, por të ngjajshme.
Klubi i Trepçës poashtu ka potencuar, se së shpejti adhuruesit e klubit do ta kenë mundësinë ta ndihmojmë ekipin duke kontribuar me blerjen e fanelave të cilat priten të dalin në shitje me një super-çmim.
/AsistiOnline.com/






