Basketboll

BASKETBOLLISTJA E TALENTUAR E KOSOVËS, VËRSHOHET NGA OFERTAT NË NCAA

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra nga basketbollistet më të talentuara në basketbollin kosovar femëror e viteve të fundit, Enisa Kamerolli është vërshuar nga ofertat e kolegjeve amerikane në ligën, NCAA 1.

Kamerolli që para pak javësh, vazhdoi kontratën me ekipin senior të Prishtinës, mund të largohet shpejtë nga klubi kryeqytetas me marrëveshje, për të vazhduar karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për faktin se është ofertuar nga top-kolegje nga më të fortat në botë, konkretisht në NCAA 1.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, Kamerolli ka folur për ofertat të cilat i ka pranuar ditëve të fundit nga kolegjet amerikane dhe gjasat që ajo të transferohet në SHBA.

Kam marrë ofertë të plotë nga kolegji ”Stan State University”, por që ende s’kam vendosur, sepse jam ende në diskutime me disa kolegje të Divizionit të parë, NCAA 1”, që njihet edhe si liga më e fortë e kolegjeve në botë dhe që poashtu më kanë ofruar kushte shumë të mira. Në janar do vendosi se ku do e vazhdoj shkollimin aktual, pastaj pasi ta përfundoj shkollën e mesme(Highschool) do vendosi se për cilin kolegj do të luaj, pra janë top-kolegje dhe për këtë arsyeje edhe nuk po ngutem në mënyrë që ta bëj zgjidhjen e duhur”, tregoi Kamerolli.

Të kujtojmë se Enisa, vije nga qyteti i Vushtrrisë dhe prej vitesh luan te KBF Prishtina, ndërsa ka luajtur dhe vazhdon të luaj rregullisht, për të gjitha gjeneratat e reja në Përfaqësuesen e Kosovës.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.