Basketboll

DY TRAJNERËT MË TË RINJË TË SUPERLIGËS, ME EKIPET E TYRE NË FINALEN E SOTME

Prishtinë(AsistiOnline) – Andin Rashica me Prishtinën dhe Illmen Bajra me Bashkimin, janë dy trajnerët më të rinjë në moshë në Superligën e Kosovës në Basketboll, që sot do të ndeshen mes vete në finalen e SuperKupës së Kosovës.
 
Illmeni 29 vjeçar me skuadrën e Bashkimit, ka depërtuar në finale të Superkupës së Kosovës, kundër 30 vjeçarit, Andin Rashica që poashtu me ekipin e Prishtinës e ka arritur finalen e tij të tretë në karrierë si trajner, pasiqë më herët ka arritur në finale të Kupës dhe e ka fituar atë krejtësisht, si dhe e ka edhe një finale të Ligës.

 

Vlen të ceket, se të trajnerët në jetën e përditshme janë shokë shumë të mirë dhe disa vite më parë, ishin ndihmës-trajnerë tek skuadra e Prishtinës me krye-trajner Damir Mullaomeroviçin.  Sigal Prishtina e Andin Rashicës dhe Bashkimi i Illmen Bajrës, do të ballafaqohen sot në Pejë në finalen e Reload Superkupës së Kosovës në basketboll.

 

Bardhekaltrit e kishin fituar edhe edicionin e kaluar këtë trofe dhe do të mundohen të shtojnë edhe një trofe në sirtarin e tyre, kurse për të triumfuar udhëtojnë edhe prizrenasit. Prishtinasit rrugës deri në finale kanë eleminuar Vëllaznimin dhe Rahovecin, derisa prizrenasit mundën Pejën dhe Ponte Prizrenin.

 

Ndeshja Sigal Prishtina-Bashkimi zhvillohet sonte nga ora 17:00 në ”Karagaçi” të Pejës dhe transmetohet direkt në Art Sport 1 dhe Klan Kosova.

 

 

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.