FANTASTIKE: RIVALITET NË PARKET, POR PAS NDESHJEVE MIQËSI E VËRTETË
Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina sonte e mposhti Bashkimin në finale të Superkupës së Kosovës me rezultat të ngushtë, 74-73.
Trajnerët e skuadrave që luajtën sot në finale, Andin Rashica i Prishtinës dhe Illmen Bajra i Bashkimit që janë edhe më të rinjët për nga mosha në Superligën e Kosovës sivjet, përkundër se janë rivalitet në parket, jashtë tij janë shokë të vërtetë.
Pas ndeshjes së sontme, Rashica dhe Bajra, janë përshëndetur shumë miqësisht duke i uruar edhe më shumë suksese njëri tjetrit në vijim dhe për këtë që po e themi, AsistiOnline.com e ka realizuar edhe një fotografi me akterët në fjalë, duke e vërtetuar atë që po e themi, sepse Andini dhe Illmeni kanë miqësi të madhe mes vete dhe se rivaliteti ekziston vetëm brenda parketit.
Pra, sporti dhe basketbolli janë më shumë se kaq, familje e madhe që i bashkon dhe miqëson njerëzit. Bravo Illmen, bravo Andin për shembullin që po e jepni, ju jeni e ardhmja e basketbollit të Kosovës, nga ju mund të edukohen gjeneratat e reja të së ardhmes.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.