BASHKIMI(F) TRIUMFOJNË THELLË NDAJ PENZËS, NË HAPJE TË STINORIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Vashat e Bashkimit e kanë nisur me fitore të thellë, stinorin e ri në elitën femërore të basketbollit.
Skuadra e Bashkimit ka triumfuar thellë, ndaj skuadrës së Penzës në ”Sezai Surroi” të Prizrenit me rezultatin final, 105-68.
Lejzae Davidson me 30 pikë, Diedona Halitaj me 16 dhe Sara Vraniqi e Gresa Gashi me nga 12 sosh, ishin lojtaret më të dalluara në fitoren e prizrenaseve sonte.
Tek Penza me lojë të mirë u dalluan, Valbona Bytyqi me 29 pikë e Ermelinda Gjuka me 13 sosh.
Në xhiron e dytë që zhvillohet në vikend, Bashkimi i shkon Trepçës e Penza takohet me Kastriotin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.