Basketboll

TMUSIQ BASHKOHET ME KOSOVËN NË STËRVITJE

Basketbollisti i Kosovës, Mikaile Tmusiq të premten i është bashkuar stërvitjeve me skuadrën, që po udhëhiqen nga përzgjedhësi Christos Marmarinos.

Tmusiq, basketbollist i Podgoricës, po kalon formë të mirë, si në ligën kombëtare, po ashtu edhe në Ligën Aba 2.

Ish-basketbollisti i Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, gjithnjë i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kosovës dhe kështu ka ndodhur edhe kësaj radhe.

Basketbollistët e Kosovës të mërkurën kanë filluar stërvitjet, ndërsa drejt Sllovakisë do të udhëtojnë të hënën.

Kosova në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023 do të përballet me Sllovakinë dhe Islandën. Përballjet do të zhvillohen më 26 dhe 28 nëntor në Bratisllavë.

Kosova nga dy ndeshje, ka shënuar dy fitore, duke mundur Islandën dhe Luksemburgun për të qenë lidere e grupit, kurse në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të përballet me Sllovakinë dhe Luksemburgun.

/FBK/

Komentet janë të mbyllura.