Basketboll

VASHAT KRYEQYTETASE ARRIJNË FITOREN E DYTË TË STINORIT

Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Prishtina e ka arritur fitoren e dytë të stinorit të ri në Superligën e femrave.

Vashat kryeqytetase kanë mposhtur Kastriotin e Ferizajit në udhëtim me rezultat, 70-103.

Talentja perspektive, Enisa Kamerolli ishte basketbollistja më e dalluar në këtë fitore të Prishtinës me 33 pikë, 12 asiste, 3 kërcime e 3 vjedhje topash, Era Shatri me 29 pikë e 11 kërcime, Besjana Martinaj me 23 pikë dhe Gentiana Ismaili me 10 sosh.

Tek Kastrioti me lojë të mirë u dalluan, Agnesa Rrahmani me 40 pikë e Amani Alexander me 11 sosh.

Me këtë triumf, Prishtina ngjitet në pozitën e tretë në tabelë me 6 pikë, dy fitore e dy humbje dhe ka një ndeshje të pazhvilluar. Ndërsa, Kastrioti pësoi edhe disfatën e pestë nga pesë ndeshje të zhvilluara dhe gjendet i fundit në tabelë.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.