Basketboll

DY DUELE TË MBETURA NGA SUPERLIGA, ZHVILLOHEN KËTË MESJAVË

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një pauze dy javore për shkak të ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës, nga kjo mesjavë rikthehen ethet e Superligës së Kosovës te meshkujt.

Të mërkurën dhe të enjtën, na presin dy sfida të mbetura nga xhiro e mëhershme e Superligës së meshkujve të cilat pritet të jenë shumë interesante dhe që pritet të dhurojnë emocione të veçanta tek adhuruesit e basketbollit në vendin tonë.

Një sfidë shumë interesante është ndërmjet Pejës dhe Bashkimit. Pejanët kanë tri fitore dhe asnjë humbje deri më tani, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në elitën e basketbollit, kurse prizrenasit kanë një fitore dhe tri humbje. Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës shpresojnë në paraqitje të mirë të mërkurën, në sfidën që zhvillohet nga ora 15:00 në ‘Karagaçi’.

 

Ndeshja tjetër e mbetur, do të zhvillohet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit. Bardhekaltrit kanë një fitore dhe dy humbje në këtë edicion, kurse therandasit tri fitore dhe një humbje. Ndeshja do të zhvillohet të enjten në palestrën “Don Bosko”.

Po ashtu në mesjavë zhvillohet ndeshja e mbetur e xhiros së katërt në Superligën e Femrave, Kosovahome Prishtina-Penza. Të dy skuadrat kanë nga tri fitore dhe tri humbje në këtë edicion deri më tani në elitën e femrave.

Takimet do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.
Ndeshjet do të transmetohen në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ta gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

 

Prince Caffe Superliga – Java 4

E mërkurë

15:00 Peja – Bashkimi

E enjte

16:30 Sigal Prishtina – Golden Eeagle Ylli

Superliga e Femrave – Java 4

E enjte

16:30 Kosovahome Prishtina – Penza

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.