Under Header

spot_img

VËLLAZNIMI TRANSFERON NJËRIN NGA LOJTARËT MË TË MIRË NË SHQIPËRI

spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës që sivjet u inkuadrua në Superligën e Kosovës, ka përforcuar radhët e veta me një transfer tejet të bujshëm.

Klubi gjakovar ka njoftuar sonte, se ka arritur marrëveshje me lojtarin e Kombëtares Shqiptare, Robert Shestani i cili luan në pozitën 3 dhe në stinorin 2019/20 u paraqit me Vllazninë e Shkodrës në kampionatin shqiptar dhe Ligën Ballkanike.

Shestani vie tek Vëllaznimi nga skuadra shkodrane me të cilët kishte mesatare prej, 7.8 pikëve, 2.1 kërcimeve dhe 2.1 asisteve.

Me këtë transferim, Vëllaznimi paralajmëron kundërshtarët e vet, se do të jetë shumë ”arrë” e fortë në vazhdim të stinorit.

/AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme