Basketboll

INTERVISTË ME DJALOSHIN QË PO SHKËLQEN NË SHBA DHE VIDEO E PËRGATITUR, PËR PERFORMANCAT FANTASTIKE TË TIJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditë më parë AsistiOnline.com, ju njoftoi me super-talentin me prejardhje nga Kosova, Arlind Konjuhi që po zhvillohet si basketbollist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e pret një ardhme shumë e ndritur.
 
Për t’ja dhënë hapësirën e merituar, djaloshit me prejardhje nga Vushtrria e Kosovës, AsistiOnline.com ka zhvilluar edhe një intervistë me të dhe në vazhdim mund ta lexoni:
 
Fillimisht, si po ju shkon basketbolli në këto vite të para të karrierës?
 
”Unë ushtroj basketboll që nga viti 2015 dhe karriera ime për fillim është duke shkuar mirë, mendoj se po rritem si lojtar çdo herë e më shumë dhe deri tani edhe sukseset nuk më kanë munguar”.
 
A jeni i kënaqur me progresin tuaj personalisht dhe me kushtet të cilat ju ofrohen nga shkolla ku luan aktualisht?
 
”Jam shumë i kënaqur me progresin tim deri më tash edhe në shkollë jam shum mirë, këtu kushtet më përshtaten dhe besoj që do të vazhdoj kështu dhe ti arrij ato, që i kam vënë vetes si synim”.
 
Keni ndonjë kolegj të preferuar, ku do të kishit dëshirë që ti bëni hapat e ardhshëm në karrierë?
 
”Sa i përket asaj, që të bëj ngritje në karrierë, për momentin nuk kam mendur për kolegjin në të cilin do të mund të isha, sepse i kam edhe tri vite në shkollë të mesme dhe jam i fokusuar krejtësisht tek shkollimi aktual, mirëpo besoj se edhe për këtë zgjedhje do të vijë koha dhe do të vendos më të mirën për mua”.
 
Por, cili është lojtari i preferuar dhe klubi i preferuar i Arlindit në basketboll në përgjithësi?
 
Arlindi tregon se basketbollisti i njohur, Stephen Curry është lojtari i tij i preferuar, kurse klubi i tij i preferuar janë, Houston Rockets, për të cilët ka simpati më të madhe, ndoshta edhe pse jeton në atë pjesë të SHBA-ve.
 
Në pyetjen se a e ka menduar që në të ardhmen ta përfaqësojë, Kosovën si shtet, basketbollisti i talentuar përgjigjet kështu:
 
”Unë edhe pse jam lindur në Amerikë, do ishte ëndrra ime që një ditë ta përfaqësoj vendin tim Kosovën, atje nga ku e kanë prejardhjen prindërit e mi dhe gjithë familja ime. Unë nuk e harroj prejardhjen time dhe ndihem krenar për të”, thotë Arlindi.
 
Për fund, 15 vjeçari i talentuar tregon për planet e tij në të ardhmen.
 
”Planet e mia për të ardhmen, janë që të punoj shumë dhe një ditë të luaj në NBA dhe ta realizoj ëndrrën time të përjetshme, shpresoj dhe besoj në potencialin tim, që do ta arrij këtë”, u shpreh djaloshi i talentuar që aktualisht banon me familje në Houston.
 
/AsistiOnline.com/
 
Në vazhdim ju lëmë me sekuencat e përgatitura nga Asisti, për Arlindin dhe shihni talentin e madh që e karakterizon këtë djalosh:

 

Komentet janë të mbyllura.