Basketboll

FERONIKELI ARRIN FITOREN E DYTË TË STINORIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Feronikelit e ka arritur vetëm fitoren e dytë të stinorit në Ligën e parë.

Ekipi nga Drenasi, ka triumfuar në shtëpi ndaj Prishtinës së Re me rezultatin final, 94-68.

Të gjithë lojtarët e pesëshes startuese tek Nikli, arritën pikë dyshifrore sonte: Engjull Sollova(31), Fisnik Hoti(14), Valdet Shala, Endrit Ibrahimi(13) dhe Albin Rexhepi(11).

Tek Prishtina e Re me lojë të mirë u dalluan, Granit Makolli e Art Islamaj me nga 21 pikë dhe Altin Selmancena me 10 sosh.

Pas xhiros së tetë, Feronikeli ngritet në pozitën e 8-të me 9 pikë, 2 fitore e 5 humbje, si dhe minus një ndeshje. Ndërsa, Prishtina e Re, bie në pozitën e 9-të me 9 pikë, 1 fitore e 7 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.