AFATI PËR KANDIDATËT POTENCIALË PËR KREUN E FBK-SË, DERI TË PREMTËN
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 3 dhjetor 2020 ka vendosur që Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i FBK-së të mbahet më 18 dhjetor në ora 15:00 në Hotel “Four Points by Sheraton Prishtina”.
Në njoftimin e FBK-së, thuhet se Bordi i saj, në bazë të nenit 3 të Rregullores së Punës për Kuvendin e Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe nenit 15 dhe 17 të Statutit të FBK-së, konvokon Kuvendin e Rregullt Zgjedhor, në të cilin do të zgjedhen organet e reja drejtuese të FBK-së për ciklin katër vjeçar 2020-2024, në bazë të ciklit olimpik të Lojërave Olimpike Verore.
Në njoftim tutje, thuhet se afati për nominime për Kryetar të FBK-së është i hapur deri të premten, më 11 dhjetor në ora 16:00 dhe fletë nominimet duhet të dorëzohen fizikisht në zyrat e FBK-së nga përfaqësuesit e autorizuar të anëtarëve të Kuvendit.
Materialet për Kuvendin e Rregullt Zgjedhor thuhet se do t’ju dërgohen delegatëve do tu dërgohen në mënyrë elektronike sipas afateve të parapara me aktet normative të FBK-së.
Komentet janë të mbyllura.