DACI VAZHDON ME PERFORMANCAT E MIRA INDIVIDUALE NË ÇEKI
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollistja kosovare, Saranda Daci e ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë me skuadrën e re në elitën femërore të basketbollit në Çeki.
27 vjeçarja nga Peja, që është transferuar tek skuadra, ”Slovanka MB” para dy javësh, ku ka zhvilluar edhe një ndeshje të mirë në aspektin individual edhe pse skuadra e saj u mposht.
Në ndeshjen e dytë të saj me ekipin e ri, ‘Sazi’ ishte basketbollistja e dytë më e vlefshme e skuadrës çeke me 14 pikë, 6 kërcime dhe 1 vjedhje topi.
Daci është një basketbolliste me potencial të madh dhe performancat e saj pritet që të kenë vetëm ngritje, para çdo ndeshje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.