BASHKIMI TRANSFERON LOJTARIN E KOMBËTARES SHQIPTARE
Prishtinë(AsistiOnline)– Edhe një basketbollist nga Shqipëria, është transferuar në njërën nga skuadrat e Superligës së Kosovës.
Bëhet fjalë për basketbollistin, Juljan Hamati që është transferuar tek skuadra e Bashkimit, ka njoftuar sonte vetë ekipi nga Prizreni.
Hamati është 199 centimetra i gjatë dhe luan në pozitën e alos. Ai më parë ka qenë pjesë e skuadrave si Kamza Basket, Teuta dhe Vllaznia.
28 vjeçari së fundi ka treguar paraqitje të mira edhe me Shqipërinë në parakualifikimet për Eurobasket 2023, duke luajtur me 13.5 pikë e 2.5 kërcime në dy ndeshjet e fundit të nëntorit.
Hamati ka nënshtetësi të Shqipërisë dhe sipas Propozicionit të Garave për edicionin 2020/21 të FBK-së, do ta ketë statusin e lojtarit vendor në skuadrën prizrenase.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.