Basketboll

ISTOGU MBYLL VJESHTËN ME FITORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Istogut e ka mbyllur stinorin vjeshtor të Ligës së parë me fitore.

Istogu ka arritur që në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor, ta mposht në udhëtim Prishtinën e Re me rezultat të përgjithshëm, 58-78.

Basketbollistët më të dalluar në këtë triumf të istogasve sot ishin: Mirlind Zekaj e Dardan Maxharraj me nga 18 pikë, Diamant Shabani me 15 pikë dhe Shëndrit Llapi me 13 pikë.

Tek Prishtina e Re me lojë të mirë u dalluan, Luftim Cikaqi me 19 pikë e Art Islamaj me 13 pikë.

Me 7 fitore, 2 humbje dhe në pozitën e 3-të me 16 pikë, Istogu e mbylli sot stinorin vjeshtor. Ndërsa, Prishtina e re pësoi edhe humbjen e tetë sezonale, karshi vetëm një fitore dhe mbyll vjeshtën në pozitën e parafundit me 9 pikë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.