Basketboll

EDHE PENZA MBYLL STINORIN VJESHTOR ME FITORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Penza e ka mbyllur me fitore të ngushtë por tejet të vlefshme, stinorin vjeshtor në Superligën e femrave.

Vashat pejane kanë triumfuar në udhëtimin e tyre në Mitrovicë te Trepça me rezultat të ngushtë, 45-52.

Basketbollistet më të dalluara në triumfin e Penzës sot ishin, Valbona Bytyqi me double-double(17pk, 10krc) dhe Ermelinda Gjukaj poashtu me double-double(12pk, 21krc), ndërsa Tringa Ukaj shtoi 9 pikë.

Tek Trepça me lojë të mirë u dalluan, Ervala Shabani me 18 pikë e Elena Shkreli me 9 sosh.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.