Basketboll

XHIRO E TETË, ME FAT PËR SKUADRAT MYSAFIRE

Prishtinë(AsistiOnline) – Ka përfunduar edhe xhiro e tetë e ndeshjeve të Superligës së Kosovës te meshkujt me rezultate tejet interesante.

Takime të cilat janë zhvilluar të mërkurën dhe të enjtën dhe ishin shumë interesante për publikun dhe fitore arritën të gjitha skuadrat mysafire, gjë e cila nuk ndodh shpesh.

Të mërkurën, Rahoveci fitoi në udhëtim te Vëllaznimi në një ndeshje shumë interesante të cilën ‘vreshtarët’ e fituan me përmbysje. Ndërsa në po të njëjtën ditë, fitore si mysafire arriti edhe skuadra e Ponte Prizrenit, që mposhti në udhëtim Golden Eagle Yllin.

Të enjtën ishte dita e përballjeve mes rivalëve të vjeter, ku në derbin e parë, Peja u rikthye te fitoret pas humbjes ndaj Vëllaznimit, duke mposhtur me shumë telashe në kryeqytet, Sigal Prishtinën. E fitore si mysafire arriti edhe skuadra e Bashkimit, që mposhti në ”Minatori”, Trepçën.

——————————————————————————————————————————————————————

Rezultatet komplete:

Vëllaznimi – Rahoveci                       57-68

Ylli – Ponte Prizreni                           62-71

Trepça – Bashkimi                             91-95

Prishtina – Peja                                  89-94.
——————————————————————————————————————————————————————

Tabela pas xhiros së shtatë:

1.Peja                     15 pikë

2.Rahoveci            14 pikë

3.Prizreni               13 pikë

4.Ylli                       12 pikë

5.Vëllaznimi          11 pikë

6.Bashkimi            11 pikë

7.Trepça                10 pikë

8.Prishtina             10 pikë

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.