Basketboll

GEZER NË KËTO MOMENTE KA ATERUAR NË KOSOVË

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri ndër emrat më të mëdhenjë të basketbollit që do të punojë në Kosovë, është edhe trajneri i njohur turk i posa emëruar tek KB Golden Eagle Ylli, Fatih Gezer.

42 vjeçari që ka qenë trajner në skuadra të mëdha evropiane, pritet që me përvojën e tij të sjellë risi dhe freski të mëdha tek therandasit që në xhirot e fundit të elitës kosovare të baksetbollit, nuk po kalojnë aspak në kohë të mira dhe Gezer vjen për ta thyer këtë ‘mallkim’.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht, se Gezer në këto çaste(saktësisht në ora 19:30) ka ateruar në Aeroportin e Prishtinës, ku është pritur nga zyrtarët e Yllit të prirë nga ikona e klubit, tash drejtori sportiv, Agron Berisha dhe qysh nga dita e nesërme do të nisë me punë.

Gezer tek Ylli do të punojë pas aventurave, fillimisht me një ekip(Bakirkoy) nga rangjet e ulëta turke, por me ngritje të madhe më pas, si ndihmës i parë tek ekipet kryesisht turke si: Anadolu Efes, Darussafaka dhe së fundmi tek Beshiktashi dhe për një kohë tek Alba e Berlinit(Gjermani).

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.