BROOKLYN I FORTË EDHE PËR BOSTONIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Brooklyn Nets kanë vazhduar me fitore edhe në xhiron e dytë të NBA-së, në stinorin e ri që sapo ka nisur.
Skuadra e Nets që sivjet udhëhehqet nga ikona, Steve Nash, ka arritur të mposhtë Boston Celtics me rezultatin e thellë dhe përfundimtar të sfidës, 95-123.
Basketbollistët më të dalluar në këtë fitore për Nets ishin, dy super-yjet e ekipit: Kyrie Irving me plotë 37 pikë, 8 asiste dhe 6 kërcime, si dhe Kevin Durant me 29 pikë, 4 kërcime e 3 asiste.
Tek Celtics s’mjaftuan për triumf, Jaylen Brown me 27 pikë e as Jayson Tatum me 20 pikë.
Në xhiron e ardhshme, Nets takohen me Hornets e Celtics me Pacers.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.