Basketboll

EKSKLUZIVE: ERJON KASTRATI TRANSFERIMI I MADH I GOLDEN EAGLE YLLIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Erjon Kastrati do të rikthehet në basketbollin e Kosovës, pas një kohe tejet të gjatë, por kësaj radhe jo si lojtari Përfaqësueses së Kosovës, por i një ekipi nga Superliga.

Nga burime të afërta me klubin e Golden Eagle Yllit, AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se Erjon Kastrati pritet të zyrtarizohet shpejtë dhe me mundësi edhe sonte, si lojtari më i ri i Golden Eagle Yllit dhe se janë vetëm disa detaje të vogla kontraktuale të cilat po e ndajnë atë nga transferimi tek klubi nga Theranda.

27 vjeçari i lindur në Kosovë, karrierën basketbollistike e kishte nisur tek KB Prishtina, por për më shumë se 10 vite luan me sukses jashtë vendit, kryesisht në Slloveni për skuadra të ndryshme si: Union Olimpija, LTH Chastings, KRKA dhe së fundmi 2020/21(Koper Primorska), përderisa në stinorin 2019/20, ishte pjesë e skuadrës hungeze, Egis Kormend.

Me Koper Primorskan, Kastrati sivjet luajti në elitën sllovene ku ishte lojtari më i dalluar i ekipit me mesatare prej, 18.1 pikëve, 3.3 kërcimeve dhe 1.5 asiste, përderisa me të njëjtin ekip u paraqit edhe në ABA Ligë, duke luajtur me mesatare, 11.8 pikë, 4.0 kërcime dhe 1.8 asiste për ndeshje.

Me afrimin e Kastratit në ekip, skuadra e Golden Eagle Yllit pritet të jetë ndër favoritët kryesorë për të fituar trofe, sivjet në basketbollin e Kosovës.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.