Basketboll

RAHOVECI FESTON NË ”MINATORI”, RIKTHEHET NË KRYE TË TABELËS

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Rahoveci ka arritur të mposhtë Trepçën në ”Minatori”, për t’ju rikthyer kreut të tabelës.

‘Vreshtarët’ kanë triumfuar sot ndaj Trepçës me rezultat, 67-81.

Skuadra e Bujar Locit e nisi shumë më mirë që nga fillimi këtë ndeshje, duke fituar tre çerekë të ndeshjes tejet bindshëm, përderisa Trepçës nuk i mjaftoi për fitore, triumfi në çerekun e tretë e as transferet e reja që megjithatë paralajmëruan se Trepça nga janari do jetë shumë më e fortë.

Dy të zakonshmit, Isaiah Traylor e Marvin Jones, ishin basketbollistët më të dalluar në fitoren e Rahovecit, Traylor kishte 25 pikë e Jones 19, por u dalluan edhe Alban Veseli me 17 pikë e Amadi Ikpeze me 12.

Te Trepça lojë të mirë shfaqën, transferet e reja, Erving Walker me plotë 25 pikë, Dillon Smith me 11 pikë, Staphon Blair me double-double(11pk, 18krc).

Pas xhiros së 13-të, Rahoveci renditet i pari në tabelë me 23 pikë, 10 fitore e 3 humbje. Përderisa, Trepça mbetet e fundit me 15 pikë, 2 fitore e 11 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.