Basketboll

KOSHI DHE TANUSHI LARGOHEN NGA VËLLAZNIMI

Prishtinë(AsistiOnline) – Përpos afrimeve të fundit në merkaton dimërore, skuadra e Vëllaznimit nuk do të ketë më në skuadër as dyshen vendore, Roni Koshi dhe Bleonis Tanushi.

Natën e mbrëmshme, basketbollisti gjakovar, Roni Koshi u transferua tek skuadra e Trepçës nga Mitrovica dhe në pranverë do të paraqitet aty.

Nga skuadra e Vëllaznimit është larguar edhe djaloshi i ri dhe perspektiv, Bleonis Tanushi dhe ky i fundit shumë shpejtë pritet të bëhet me skuadër të re.

Skuadra e Vëllaznimit, deri tani është përforcuar me dyshen tjetër vendore, Atik Koshi dhe Andi Shehu.

Gjakovarët stinorin vjeshtor në elitën e basketbollit kosovar e mbyllën në pozitën e 7-të me 18 pikë, 4 fitore e 10 humbje.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.