MEMISHI ZYRTARIZOHET TEK KAMPIONËT AKTUALË TË ZVICRËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i ri dhe tejet perspektiv me prejardhje shqiptare, Vigdon Memishi është bërë me skuadër të re.
Memishi është zyrtarizuar si lojtari më i ri i ekipit zvicran, ”Fribourg Olympic”, që është edhe kampion aktual i Zvicrës dhe prej skuadrave më të trofeshme në basketbollin zvicran.
21 vjeçari nga Maqedonia në tre stinorët e fundit, është paraqitur me skuadrën tjetër të suksesshme zvicrane, ‘Neuchatel”, ku ka luajtur me mesatare prej, 1.5 pikë e 1.0 kërcime për ndeshje. Ndërsa është larguar nga ky ekip, për të kërkuar minutazhë më të madhe.
Të kujtojmë se Memishi bën pjesë rregullisht edhe në storien e ASISTIT për shqiptarët që luajnë nëpër botë. Ai më parë ka qenë pjesë e Përfaqësueses U-18 të Zvicrës.
Tek Fribourgu, Memishi do të jetë bashkëlojtar me ish-basketbollistin e KB Pejës, amerikanin Malcom Armstead.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.