VËLLAZNIMI SHKARKON MALINKOVIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Tekniku maqedonas, Ljupco Malinkov nuk do të jetë më trajner i skuadrës nga Superliga e Kosovës, Vëllaznimit.
Pas humbjes së djeshme nga Golden Eagle Ylli, kryesia e klubit gjakovar ka vendosur që ta shkarkojë nga detyra e deritanishme, trajnerin e skuadrës Ljupco Malinkov, ka mësuar AsistiOnline.com
Humbjet e njëpasnjëshme dhe rreziku permanent për rënie në Ligën e parë, kanë bërë që strukturat e klubit nga Gjakova të marrin vendim unanim për këtë gjë e cila nuk ishte e lehtë, kanë thënë burime brenda skuadrës gjakovare për AsistinOnline.
Ndihmës-trajneri i parë i ekipit, Shkumbin Kumnova pritet ta udhëheq skuadrën gjakovare në ”Final Eight”-in e Kupës së Kosovës, derisa klubi të emërojë një kryetrajner të ri në kërkim të të cilit është vënë menjëherë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.