Basketboll

BEAL ME REKORD PERSONAL, KALON EDHE JORDANIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Uashington Wizards në mesnatën që po lëmë pas, kanë arritur një fitore të madhe në udhëtim te Miami Heat me rezultatin e ngushtë, 100-103.

Nga kjo ndeshje, ajo çfarë ka rënë më së shumti në sy, është rekordi i Bradley Beal i cili po vazhdon të shkëlqejë në këtë fillim-stinor të NBA-së.

Ylli i Wizards, Bradley Beal, ka pasur një fillim tepër produktiv dhe historik në sezonin 2020-21 të NBA-së. Beal ka luajtur në 17 ndeshje deri më tani, dhe ka shënuar të paktën 25 pikë në çdo paraqitje të sivjetme. Në ndeshjen e fundit përballë Miamit, Beal kaloi ikonën e basketbollit, Michael Jordan për të vendosur rekordin për ndeshjet e njëpasnjëshme me 25 pikë plus me të filluar një sezon që nga viti 1976-77.

Duke marrë parasysh faktin që Jordan konsiderohet, si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, është mjaftë mbresëlënëse, sa herë që një lojtar tjetër e kalon atë në librat e rekordeve të ndryshme.

Me lojërat e tij konstante në aspektin individual, nuk është befasi që Beal po udhëheq me pikë të shënuara në NBA, me një mesatare prej 35 pikësh për ndeshje. Fatkeqësisht për Beal, rezultatet e tij të mëdha sulmuese nuk kanë quar në shumë fitore për Uashingtonin, kjo pasi ‘magjistarët’ renditen pranë fundit të Konferencës Lindore me një seri prej 5 fitoreve e 13 humbjeve.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.