Basketboll

PRISHTINA MPOSHT PEJËN, KUALIFIKOHET NË GJYSMËFINALE TË KUPËS

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Prishtina është gjysmëfinalisti i fundit që siguron një vend në ”Final Four”-in e Kupës së Kosovës që po zhvillohet në Suharekë.

Kryeqytetasit kanë arritur që në çerekfinale të mposhtin skuadrën e Prishtinës me rezultat të ngushtë dhe final, 88-90 dhe të kualifikohen në gjysmëfinale të garës.

Ishte Sigal Prishtina që e nisi më mirë këtë duel, duke fituar çerekun e parë, 15-23, por që reagimi i Pejës erdhi shpejtë, pejanët fituan edhe më bindshëm periodën e dytë(24-15) dhe shkuan në pushimin mes pjesëve me avantazh, 24-15.

Në pjesën e dytë vazhdoi loja e ngushtë mes skuadrave me Prishtinën që e fitoi ngushtë çerekun e tretë, 23-26. Përderisa në periudhën e fundit u zhvillua luftë e madhe për çdo top dhe këtë më së miri e tregon fakti se çereku u mbyll me pikë të barabarta, 26-26.

Individët më të dalluar në fitoren e Prishtinës sonte ishin: Ish-lojtari i Pejës, Nigel Johnson me 33 pikë, Tevin Mack me 26 pikë dhe Seth Leday me 14 pikë.

Te Peja s’mjaftuan për fitore: Dardan Berisha me 31 pikë, Marko Peroviç me 25 pikë, Brandon Walters me 18 pikë e Robert Cartwright me 12 pikë.

Me këtë fitore, Prishtina u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, atje ku e pret Ponte Prizreni.

Gjysmëfinalja ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Prishtinës zhvillohet të premtën nga ora 19:00.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.