Bashkimi ka arritur fitoren e parë sezonale ndaj Trepçës, pasi të enjtën mbrëma në “Sezai Surroi” fitoi me rezultat 96:80.
Në fakt, Trepça kishte triumfuar ndaj Bashkimit në dy ndeshjet paraprake ktë sezonë dhe kjo fitore e prizrenasve ishte edhe një lloj revanshi.
Në këtë fitore të Bashkimit 4 lojtarë realizuan pikë dyshifrore. Më efikasi ishte Jordan Capps me double – double prej 25 pikëve dhe 10 kërcimeve
Drilon Hajrizit i munguan vetëm 2 kërcime për ta përmbyllur duelin me double – double. Ai në këtë ndeshje shënoi 24 pikë, kërceu 8 herë dhe shtoi edhe 4 asistime dhe vodhi 2 topa.
Kontribut në këtë fitore te Bashkimit dhanë edhe dyshja, Wofford – Haney.
Lamar Wofford ndeshjen e përmbylli me 17 pikë dhe kërceu 8 herë.
Steven Haney në këtë fitore dha kontribut prej 13 pikëve e 4 kërcimeve dhe vodhi 1 top.
Nga ana tjetër te Trepça, lojtari më i dalluar ishte Samir Zekiqi, i cili në ktë duel shënoi 17 pikë dhe pati 3 kërcime.
Nga 16 pike për Trepçën realizuan dyshja amerikane, Anderson dhe Ridgeway, ku ky i fundit e përmbylli avanturen te “Minatorët” me double double prej 16 pikëve dhe 11 kërcimeve pasi të premtën u kthye në vendlindje.
Ndërsa, përve 16 pikëve të realizuara, plejmejkeri Anderson kontribuoi edhe me 7 asistime, 4 topa të vjedhur e 3 kërcime.
Edhe pse aspak në formë të mirë pas lëndimit në ligamente të gjurit, Besnik Azemi në këtë ndeshje realizoi 14 pikë e 3 kërcime, por Besniku më pas u largua nga loja pasi lëndimi i pësuar para disa javëve i’u rishfaq sërish në këtë ballafaqim.
Sa i përket rrjedhës së ndeshjes, loja në çerekun e parë ishte e barabartë deri te momenti kur Bashkimi ndërmori seri prej 11 me 7 për ta mbyllur çerekun e parë në favor të vetin 20:16.
Në çerekun e dytë, loja ishte më e balansuar, por Bashkimi sërish për një nuansë ishte skuadër më e koncentruar në mbrojtje dhe më efikase në fazën e sulmit. Ky çerek përfundoi në favor të Bashkimit 27:20 dhe kështu pas 20 minutave loja rezultati në semafor ishte i fokusuar në shifrat 47 me 36.
Çereku i tretë i ndeshjes përfundoi me vetëm një pikë epërsi për prizrenasit 18:17 dhe Bashkimi mjaftë mirë arriti ta menagjonte epërsinë e krijuar në pjesën e parë dhe pas 30 minutave lojë “portokallezinjët” e kishin epërsinë prej 12 pikëve, 65:53.
Edhe në çerekun e fundit vendasit zhvilluan lojë të miŕë dhe shtuan avantazhin edhe për 4 pikë dhe kështu në fund rezultati ishte +16 për Bashkimin, 96:80.
Pas 11 xhirove, Bashkimi tani renditet në pozitën e katërt me 11 fitore e 10 humbje, kurse pas kësaj disfate Trepça përkeqëson bilansin e përgjithshëm me 9 fitore e 12 humbje dhe momemtalisht radhitet në vendin e pestë në renditjen tabelare
Komentet janë të mbyllura.