Basketboll

SONTE SUPER-DERBI NË ELITËN FEMËRORE

Sonte Bashkimi dhe Prishtina do të përballen sërish, por kësaj radhe në kuadër të Superligës së Femrave. Këto dy skuadra u sfiduan edhe javën e kaluar në finale të Kupës së Kosovës, ku fitore shënoi skuadra prishtinase dhe fitoi Kupën.

Por në Superligën e Femrave, vashat prizrenase kanë 11 fitore dhe vetëm një humbje, kurse vashat prishtinase tetë fitore dhe katër humbje. Takimi pritet të jetë interesant, ashtu siç ka qenë në vitet e fundit kur janë përballur këto dy skuadra. Kujtojmë se gjatë këtij edicioni këto dy skuadra shkuan në katër vazhdime, një rekord për basketbollin e femrave në Kosovë.

Vëllaznimi-Penza po ashtu është një sfidë interesante me të dy skuadrat që synojnë të renditen sa më lartë. Vashat nga Gjakova kanë nëntë fitore dhe tri humbje, kurse ato nga Penza, gjashtë fitore dhe gjashtë humbje.

Dueli i fundit do të jetë mes Kastriotit dhe Trepçës, ku të të dy skuadrat kanë nga një fitore dhe 11 humbje.

Java 13

E enjte

18:00 Vëllaznimi – Penza

19:00 Bashkimi – Prishtina

E premte

13:00 Kastrioti – Trepça

Komentet janë të mbyllura.