MEGASPORTI MPOSHT FERONIKELIN ME FINISH DRAMATIK
Prishtinë(AsistiOnline) – Megasporti e ka fituar me shumë vështirësi përballjen dramatike ndaj Feronikelit sonte në Prizren.
Skuadra e drejtuar nga Edon Godeni, ka arritur që të mposhtë Feronikelin dhe atë me finish dramatik dhe epërsi të vetëm një pike, 76-75.
Individët më të dalluar në fitoren e ekipit prizrenas sonte ishin: Ensar Muriqi me 21 pikë, Ardit Osmani me 16 pikë, Rigon Hasi me 15 pikë, si dhe Idoll Pallushi e Gazmend Hazeri me nga 10 sosh.
Te Feronikeli s’mjaftuan për fitore, Valdet Shala me double-double(19pk, 13krc) e as dyshja pejane, Ermal Bojku me 17 pikë dhe Albin Berisha me 16 sosh.
Me këtë triumf, Megasporti gjendet në pozitën e 7-të me 15 pikë, 4 fitore e 7 humbje. Përderisa, Feronikeli gjendet i 8-ti me 14 pikë, 3 fitore e 8 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Megasporti ndeshet me MH Prishtinën e Feronikeli luan ndaj Vushtrrisë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.