ISTOGU FITON DERBIN NDAJ AS PRISHTINËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi i xhiros në Ligën e parë, ndërmjet Istogut dhe As Prishtinës i ka takuar ekipit mikpritës nga rajoni i Dukagjinit.
Istogasit kanë triumfuar ndaj As Prishtinës në shtëpi me rezultat befasues dhe të thellë, 93-59.
4 basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Istogut sot, Fisnik Juniku(27), Mirza Skrelja(14), Diamant Shabani(14) dhe Labinot Shabani(14).
Te As Prishtina me lojë të mirë u dalluan, Ermir Gashi e Don Polloshka me nga 14 pikë dhe Alban Latifaj me 11 sosh.
Me këtë triumf, Istogu e kalon As Prishtinën në tabelë, duke u pozicionuar i dyti me 22 pikë, 10 fitore e 2 humbje. Ndërsa, As Prishtina bie e treta me 22 pikë, 10 fitore e 2 humbje poashtu.
Në xhiron e radhës, Istogu luan ndaj New Basketit e As Prishtina e pret Vushtrrinë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.