KBF BASHKIMI TRIUMFON THELLË NDAJ KBF KASTRIOTIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit e ka arritur një fitore të thellë në kuadër të xhiros së radhës në Superligën e femrave.
Vashat prizrenase kanë triumfuar thellë ndaj Kastriotit të Ferizajit me rezultatin final, 122-64.
Ndeshja nuk kishte fare histori me Bashkimin që e dominoi thellë tërë kohën sfidën, duke i fituar të gjitha periodat e takimit(32-10, 28-12, 32-18, 30-24) dhe fitorja erdhi me meritë.
Të gjitha lojtaret e Bashkimit arritën të shënojnë pikë në këtë duel, ndërsa më të dalluarat ishin, Sara Vraniqi me 19 pikë, Lejzae Davidson me 18 pikë, Vesa Krasniqi me 17 pikë, si dhe Erjona Krasniqi e Saranda Daci me nga 12 sosh.
Te Kastrioti pikë dyshifrore arritën, Andrea Iavarone me 30 pikë, Amani Alexander me 17 dhe Erina Berisha me 11 sosh.
Pas xhiros së 14-të, Bashkimi mbetet lider te femrat me 13 fitore e 1 humbje dhe 27 pikë. Ndërsa, Kastrioti mbetet i parafundit me 16 pikë, 2 fitore e 12 humbje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.