Basketboll

LIDERI ME SHUMË TELASHE NDAJ VENDIT TË FUNDIT

Prishtinë(AsistiOnline) – RC Cola Drita e ka mposhtur shumë me më vështirësi se që është pritur, vendin e fundit në Ligën e parë.

Gjilanasit kanë triumfuar ndaj Lipjanit me shumë vështirësi, 86-76, në një duel i cili ishte tepër i barabartë pothuajse gjatë gjithë kohës dhe vendasit arritën që vetëm në sekondat e fundit të shkëputen në rezultat për të arritur fitore.

Basketbollistët më të spikatur në fitoren e Dritës sonte ishin: Qëndrim Demi me 19 pikë, Rinor Ahmeti e Arian Mehmeti me nga 13 pikë, Bardh Jakupi me 11 pikë e Gent Shala me 10 sosh.

Te Lipjani nuk mjaftuan për fitore: Fazli Vitia me 22 pikë, Hamit Sllamniku e Granit Ejupi me nga 17 pikë e as Besmir Nuli me 15 pikë.

Me këtë triumf, Drita rikthehet në krye të tabelës në Ligën e parë me 23 pikë, 11 fitore e 1 humbje. Ndërsa, Lipjani edhe më tutje mbetet skuadra e vetme pa asnjë fitore në Ligën e parë nga 12 ndeshje të zhvilluara.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.