Basketboll

MBROJTJA E KOSOVËS PËRBALLË LUKSEMBURGUT – ANALIZË E DETAJUAR

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë javës që lamë pas, Përfaqësuesja e Kosovës A i zhvilloi dy ndeshjet e fundit parakualifikuese për Botërorin 2023.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Andin Rashica në Asistin 439 e analizoi në detaje rrjedhën mbrojtjes së Kosovës ndaj Luksemburgut dhe ju ftojmë ta ndiqni:

1.Kundërsulmet e Luksemburgut

  • Tranzicion shumë I dobët I Kosovës në fazën e mbrojtjes, mungesë e përqëndrimit sidomos e vijes së fundit të mbrojtjes.
  • Sulmi I hershëm I Luksemburgut ishte mjaftë efektiv. Nëse nuk kishte opsion në pasin e parë gjatë kundësulmit, gjithmonë krijonin alternative për ta pëfunduar me “trailer”.
  • Prerjet e shumta “cut” gjatë kundësulmeve, dhe hapësira e duhur vështirësonte mbrojtjen e Kosovës që shumë here ndëshkohej edhe me 3 pikë.
  • Në çerekun e fundit, edhe pse Kosova doli në epërsi ata menjëherë përmes sulmit të hershëm e kthejnë avantazhin nga shënimi për tre pike.
  • Luksemburgu zhvilloi lojë të shpejtë gjatë takimit dhe çelësi I fitores ishte loja tranzicionale e tyre 

2.Kercimet ne sulm pas kundersulmeve te Luksemburgut

  • Përveq lojës dhe qarkullimit të shpejtë të topit, tek Luksemburgu avantazh krijoi edhe kërcimi në sulm pas sulmit të hershëm.
  • Pas çdo gjuajtje për tre pike çdoherë vërehej se rregull I tyre ishte që 2 ose 3 lojtarë (varësisht prej situates)  të pozicionohen në nën kosh për kërcim në sulm.
  • Poashtu pati edhe përcjellje të mirë të depërtimeve, në të cilat Kosova u dënua shumë here nga kërcimi në sulm.

3.Loja me bllok e Luksemburgut gjate tranzicionit

  • Gjatë lojës me bllok në tranzicion hendikep ishte mbrojtja me përcjellje “follow” e Kosovës, në të cilën krijohej hapësirë për depërtim.
  • Lexohej mjaftë mire pozicionimi I I mbrojtjes së Kosovës dhe dihej se nga cilat mënyra të ndëshkohej 
  • Pati shumë vonesa nga vija e fundit e mbrojtjes së Kosovës për të ndalur “rollin”,   sidomos nga ana e kundërt e ndihmës.

4.Hapesirat e Kosoves ne mbrojtje gjate percjelljes ne bllok

  • Kjo ishte një ndër pikat e dobëta, kishte vonesa se si duhet të reagohet në lojën me pik pas depërtimit në të cilën pati shumë probleme edhe gjatë ndërrimit të lojtarëve 
  • Pati edhe mungesë të komunikimit ku shumë shpesh nuk dihej a duhet të bëhet ndërrimi I trefishtë që në fund rezultonte me ndëshkim

5.Mbrojtja agresive e Kosoves dhe ndalimi i depertimit pas lojes me bllok

  • Vetëm dy situate të mbrojtjes agresive në bllok me “hedge” kanë qenë gjatë takimit në të cilat është fituar edhe topi duke u ndaluar depërtimi I lojtarëve pas lojës me pik.
  • Vërehej se sulmi I Luksemburgut pas kësaj mbrojtje të pikut nuk kishte zgjidhje

6.Komunikim jo i duhur, vendosje dhe rotacion i gabuar

  • Në klipin e pare pati mungesë të komunikimit nga Divine Myles dhe Drilon Hajrizi 
  • Tek klipi I dytë pas depërtimit të Delgados, Divine ndihmon nga ana e kundërt, Berisha bënë rotacion mirëpo Divine nuk e përcjell rotacionin për të marrë lojtarin e Dardanit.
  • Kishte mungesë të fokusit dhe nuk përcilleshin si duhet prerjet “cuts” të ekipit të Luksemburgut
  • Mirëpo kjo u vërejt edhe në disa raste edhe në fazën e sulmit ku shumë here nuk kishte përcjellje të aksionit nga shumë lojtarë

7.Mbrojtja zonale e Kosovës

KRIM I ORGANIZUAR/ NO COMMENT/  

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.