CILI ISHTE SULMI I KOSOVËS PËRBALLË LUKSEMBURGUT? – ANALIZË E DETAJUAR
- Gjatë kundërsulmeve pati shumë mundësi të krijuara të gjuajtjes për 3 pikë mirëpo vërehej se shumica e lojtarëve nuk kanë qenë në element sidomos Mikaile Tmusic.
2.Kundersulmet dhe loja e shpejte e Kosoves
- Në fund të çerekut të dytë, Kosova filloi të zhvilloj lojën për të cilën edhe veçohet, mbrojtje agresive dhe meniher sulme të shpejta
- Në dy minutat e fundit nuk e lejuan Luksemburgun të shënoj asnjë pike duke krijuar seri prej 7 me 0.
- Në fillim të pjesës së dytë vazhdoi kjo mbrojtje agresive me disa topa të fituar sidomos nga kapiteni Berisha duke I motivuar edhe të tjerët si Hajrizin dhe Kastratin.
3.Mbrojtja ne Dardanin
- Gjatë tërë takimit ka pas lojë të keqe agresive ndaj Berishës I cili shumë here nuk është lejuar as të depërtoj pasi që menjëherë ndalej me faull.
4.Loja 1 me 1 e Kosoves e mundesuar pas lirimit te lojtareve nga blloku
- Kosova gjatë takimit pati aksione të rrjedhshme, të thjeshta në të cilat mundësohej loja me 1 me 1. Në një aksion pas një blloku poshtë të Zenelajt për Dardanin, kishte hapësirë të mjaftueshme për lojën 1 me 1.
- Pas nje blloku poshtë të dyfishtë “stagger” e njejta gjë u mundësua edhe per Divine Myles.
- I njejti bashkë me Kastratin kishin hapësirën e duhur për depërtim në shumë raste pasi që lojtari I tyre shkonte për ndihmë
5.Mos shfrytezimi i avantazhit te lojes se Kosoves ne sulm pas nderrimit te lojtareve
- Në klipin e pare nuk shfrytëzohet loja mismatch e Urim Zenelajt në nënkosh, të cilën e menaxhon ekipi I Luksmeburgut dhe bënë ndërrimin e menjehershëm të lojtarëve, në kohën kur topi lëviz në anën tjetër.
- E njejta ndodhë edhe në klipin e dytë ku pati mundësi të lojës 1 me 1 pas ndërrimit të lojtarëve.
- Në klipin e tretë Erjoni pas ndërrimit të lojtarëve sulmon lojtarin e gjatë. Dyfishohet dhe nuk shfrytëzon Samir Zekiqin I cili ishte I vetëm.
- Poashtu edhe me Tmusic shumë here është bërë ndërrimi I lojtarëve. Tmusic dihet që nuk ka vizion të lojës 1 me1 dhe arma më e forte e tij është shuti, mirëpo në këtë lojë nuk ishte në element.
6.Shfrytezimi i avantazhit te lojes se Kosoves ne sulm pas nderrimit te lojtareve
- Berisha në mismatch me lojtarë të gjatë dhe gjatë depërtimit e gjen të vetëm Rugovën.
- Step-back I zakonshëm nga Kastrati, I cili mjaftë mire din ta përdorë sidomos kur është në mismatch me lojtarë të gjatë
- KLIPI I TRETË – GABIM NUK DEL (KOSHI I MIKAILES)
- Lexim mjaftë I mire I Dardanit pas pikut të Rugovës të cilin e gjen mjaftë mire në nën kosh.
- Poashtu të njejtën e bënë edhe pas pikut të Veselit I cili është me mismatch në nën kosh.
7.Hapesirat per shut te Kosoves te mundesuara pas depertimit
- Në klipin e pare Kastrati ishte I vetëm, pasi që lojtari I tij e dyfishoi Berishën gjatë depërtimit.
- Kastrati ka hapësirë për depërtim mirëpo e nxjerr jashtë për Zekiqin, I cili lirohet mjaftë mire për shut.
- Divine depërton mjaftë mire gjatë kundërsulmit duke I krijuar hapësirë për shut Berishës.
- Berisha mundohet të sulmojë prej anash, në rastin e pare të dyfishimit lexon mbrojtjen dhe e gjen Veselin të vetëm.
- Kastrati gjen Veselin pas depërtimit, ekstra pas I tij tek Ismaili
- Depërtimi I Bunjakut I cili vëren hapësirën, sulmon vijën e fundit të ndihmës dhe e gjen Tmusicin të vetëm.
- Të njejtën e bënë edhe Berisha I cili gjen mjaftë mire Tmusicin mirëpo mungon loja e mençur, mungon ekstra pasi te Ismaili.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.