Basketboll

DONCIC ME TREPIKËSH NË SEKONDËN E FUNDIT, DALLASI TRIUMFON NDAJ CELTICS

Prishtinë(AsistiOnline) – Një prej takimeve më spektakolare të kësaj mesjave ka qenë padyshim edhe ai mes Dallas Mavericks dhe Boston Celtics. Dueli i luajtur në “American Airlines Center” përfundoi me rezultatin e ngushtë 110-107, teksa padyshim më i miri ishte Luka Donçiq.

Rezultati ishte i barabartë 107-107, vetëm një sekond kishte mbetur… e pikërisht në atë moment delikat në skenë doli “magjistari” slloven që i ftohtë akull realizoi dhe i dha fitoren numër 15 skuadrës së tij.

Donçiq e mbylli takimin me 31 pikë, 10 kërcime dhe 9 asistime teksa në fitore u ndihmua mjaftë shumë edhe nga rezervisti Jalen Brunson që ishte në top element në këtë takim dhe realizoi 22 pikë.

Nga ana tjetër, treshja e yjeve të Celtics: Tatum, Brown dhe Walker shënuan të gjithë mbi 20 pikë, por pa mundur dot ta mposhtin Dallasin e Lukas.

Kjo fitore e afron akoma më shumë Dallasin me pozitat playoff, teksa në anën tjetër Bostoni tashmë ndodhet shumë larg kreut të bregut lindor.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.