Basketboll

FITORE E LEHTË E REALIT NDAJ ZALGIRISIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Më lehtë se që është pritur, Real Madridi e ka mposhtur Zalgirs Kaunas në xhiron e 26-të në Euroligë.

‘Los Blancos’ arritën të triumfojnë ndaj lituanezëve me shifrat finale, 70-58.

Gabriel Deck me 14 pikë e Jayce Carroll me 12 sosh, spikatën për Realin sonte.

Te Zalgiris s’mjaftuan për diç më shumë, Jankunas me 13 pikë e Hayes me 11 sosh.

Pas kësaj ndeshje, Reali pozicionohet i 5-ti me 16 fitore e 10 humbje. Ndërsa, Zalgirisi i 9-ti me 14 fitore e 12 humbje.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.