Basketboll

PSE NUK U PRONONCUA TRAJNERI I YLLIT, PAS FITORES NDAJ PEJËS?

Prishtinë(Asistionline) – Kryetrajneri i Golden Eagle Yllit, Fatih Gezer e ka bojkotuar intervistën rutinore për media, pas fitores së djeshme ndaj Pejës.

Gezer ka thënë se bojkoti ndaj intervistave për media, vije si pasojë e pakënaqësive ndaj Federatës së Basketbollit të Kosovës, porse nuk është kuptuar saktë se çfarë ka dashur të thotë me këto fjalë.

Nga burime të afërta me klubin nga Theranda, AsistiOnline.com ka arritur të mësojë ekskluzivisht se trajneri turk ka qenë i pakënaqur me Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe mënyrën se si po çasen ata në raport me klubet.

 
Burimet e lartëcekura të AsistiOnline.com të afërta me klubin therandas kanë sqaruar bojkotin e Gezerit ndaj mediave dje: ”Bojkoti i tij ka qenë shkaku i çasjes së FBK-së e cila po vepron në mënyre të patolerueshme sidomos me terminet e ndeshjeve që për probleme të vetat dëmtohen klubet(problemet me transmetim) dhe shtyhen ndeshjet, sikurse të mos kishte ndodhur asgjë e pastaj edhe orari lihet pa u konsultuar fare me klubet e kjo po shkon në dëmin e tyre. Si dhe referimi i ndeshjes, që nuk ka qenë aspak në nivel e kjo madje po ndodh gjithmonë por që nuk po merren masa, pra bojkoti i tij ka ardhur në shenjë revolte ndaj këtyre gjërave”, ka thënë ky burim i afërt me klubin e Yllit.
 
Gezer dje pas ndeshjes me Pejën nuk ka dashur të prononcohet fare për media, duke u shprehur se po i bojkton dhe për këtë do të saqrohet edhe me një deklaratë për media.
 
Të kujtojmë se Golden Eagle Ylli dje e mposhti skuadrën e Pejës dhe atë me shumë telashe, sepse iu lënduan dy basketbollistë(Clark e Shala) e para ndeshjes nuk i kishte në dispozicion as Gëzim Morinën, Mitchell Wilbekinin e Demetris Morantin, poashtu shkaku i lëndimeve.
 
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.