FITORJA MË E THELLË E STINORIT NË LIGËN E PARË
Prishtinë(AsistiOnline) – Istogu e ka arritur fitoren më të thellë të stinorit në kuadër të xhiros së 14-të në Ligën e parë.
Istogasit kanë triumfuar në cilësinë e vendasit ndaj Lipjanit me rezultatin e thellë dhe përfundimtar, 141-58 e cila njëherazit ishte fitorja më e thellë e stinorit nga tërë skuadrat në Ligën e parë.
Individët më të dalluar në fitoren e skuadrës së Istogut ishin: Mirlind Zekaj me double-double(33pk, 11ast), Labinot Kelmendi me 24 pikë, Ardit Pepaj me 21 pikë, Sadik Alushaj me 18 pikë dhe Mirza Skrelja me 12 pikë.
Te Lipjani shfaqën lojë të mirë: Arjanit Krasniqi me 18 pikë, Leart Baftiu me 14 pikë dhe Hamit Sllamniku me 12 pikë.
Pas xhiros së 14-të, Istogu pozicionohet i dyti me 26 pikë, 12 fitore e 2 humbje. Ndërsa, Lipjani mbetet i fundit me 15 pikë, 1 fitore e 13 humbje.
Në xhiron e radhës, Drita e pret Feronikelin e Lipjani luan në shtëpi ndaj Vushtrrisë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.