PENZA VAZHDON FORMËN E LARTË, FITORJA E GJASHTË RRADHAZI
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Penzës e ka vazhduar edhe këtë xhiro, formën e lartë në ndeshjet e Superligës së Femrave.
Vashat pejane kësaj here triumfuan ndaj Kastriotit në Ferizaj me rezultat të përgjithshëm, 71-94.
Në të gjitha periodat, ekipi i Penzës e dominoi ndeshjen, duke bërë që fituesi në fund të përcaktohet fare lehtë, përderisa Kastrioti ishte i pafuqishëm për të bërë diçka më shumë në këtë sfidë.
Katër basketbolliste arritën pikë dyshifrore në fitoren e Penzës sot: Ashlie Howell me 22 pikë, Gabrielle Cooper me 19 pikë, Valbona Bytyqi me 18 pikë dhe Arbnore Përçuku me 12 sosh.
Te Kastrioti me lojë të mirë u dalluan, Andrea Iavarone me double-double(24pk, 15krc), Agnesa Rrahmani me 19 pikë, Amani Alexander me 13 sosh, si dhe Edita Lutfiu që shtoi 11 sosh.
Pas këtij triumfi, Penza rrëmben së paku përkohësisht pozitën e tretë me 28 pikë, 11 fitore e 6 humbje. Ndërsa, Kastrioti mbetet i parafundit me 19 pikë, 2 fitore e 15 humbje.
Në xhiron e radhës, Penza e pret Vëllaznimin e Kastrioti udhëton te Trepça.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.