Basketboll

LIDERI S’GABON DHE TRIUMFON, PRISH SERINË E FITOREVE TË VËLLAZNIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Ponte Prizreni e ka arritur fitoren e dytë rresht në Superligën e Kosovës.

Prizrenasit kanë triumfuar në ”Sezai Surroi” me rezultatin përfundimtar, 93-83.

Ponte Prizreni e nisi shumë më mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë, 24-13, ndërsa e fitoi edhe të dytin, por kësaj rradhe më ngushtë, 17-15 dhe pjesa e parë u mbyll me rezultat, 41-28.

Me të nisur pjesa e dytë, prizrenasit fituan edhe çerekun e tretë, 29-24, ndërsa Vëllaznimi e tentoi përmbysjen e avantazhin në periodën e fundit, duke e fituar atë, 23-31, por deficiti i madh nga periodat e mëhershme i pamundësoi diçka më tepër.

Katër basketbollistët më të dalluar në fitoren e Ponte Prizrenit sonte ishin: Divine Myles me 31 pikë, Kwame Vaughn me 27 pikë, 9 kërcime e 8 asiste, Josh Martin me double-double(18pk, 16krc), si dhe Arti Hajdari që shtoi 15 pikë.

Te Vëllaznimi s’mjaftuan për fitore: Emmanuel Omogbo me 20 pikë, Ty Nichols, Tiwian Kendley e RObert Shestani me nga 16 pikë secili, si dhe Andi Shehu që shtoi double-double(13pk, 10krc).

Pas kësaj fitore, Ponte Prizreni konfirmon vendin e parë në tabelë me 39 pikë, 16 fitore e 7 humbje. Ndërsa, Vëllaznimi mbetet i fundit me 30 pikë, 7 fitore e 16 humbje.

Në xhiron e radhës, Ponte Prizreni i shkon Pejës e Vëllaznimi e pret Bashkimin.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.