Basketboll

KRASNIQI: DO TË ASHPËRSOHEN KRITERET PËR ATA QË DUAN TË HAPIN SHKOLLA TË BASKETBOLLIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Kryetari i Shoqatës së trajnerëve të basketbollit të Kosovës, Arben Krasniqi ka paralajmëruar se kriteret për hapjen e shkollave të basketbollit do të ashpërsohen dhe jo çdo kush do të mund të hapë shkollë të basketbollit.
 
Në debatin për çështjen e shkollave të basketbollit në ASISTIN 443, Krasniqi tregoi se SHTBK-ja, po punon për hartimin e këtyre kritereve për ata që duan të hapin shkolla të basketbollit.
 
Prej sezonës së ardhshme kanë me qenë kriteret shumë më të ashpëra, se kush do të mundet me hapë shkollë të basketbollit. Do të kërkohet të dihet se çfarë trajnera punojnë në shkollat e basketbollt, duhet të jenë ish-lojtarë të spikatur, që kanë pasur njëfarë karriere, jo vetëm me hapë shkollë dhe si çerdhe të fëmijëve vetëm për përfitime personale. E dyta, që shkolla me pas një plan dhe program të punës në bazë të moshës së vijueseve e shum kushte të tjera. Ne do t’ju rekomandojmë prindërve shkollat që i plotësojnë këto kushte dhe pastaj është puna e tyre se ku i dërgojnë fëmijët e tyre”, potencoi njëri prej trajnerëve më me përvojë në basketbollin e Kosovës.

 

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.