Basketboll

LIGA E PARË: NIKLI U MPOSHT PËR HERË TË PARË, BEFASI PATI EDHE NË TAKIME TJERA

Prishtinë (AsistiOnline) – Ka përfunduar ditën e djeshme edhe xhiro’ja e 17-të në Ligën e parë tek Meshkujt.

Pa dyshim disa ndeshje tejet interesante u zhvilluan nëpër parketet e kësaj Lige, që sivjet është tejet interesante.

Fillimisht ajka e kësaj xhiro’je, për ekipet tjera në këtë garë është humbja e parë e liderit, Feronikeli, në këtë stinor. Skuadra e Don Boskos e drejtuar nga ish-basketbollisti i Valentin Spaçi, ka mposhtur ekipin nga Drenasi në një ndeshje të jashtëzakonshme, duke ia shkaktuar kështu ekipit të Niklit sivjet, humbjen e parë në këtë garë.

Përderisa, në derbin tjetër. Vëllaznimi nuk gaboi ndaj Istogut të Fikret Shatrit edhe pse e kishte shumë të vështirë në këtë takim, deri në fund. Por po e ndjek Niklin hap pas hapi, në vendin e dytë.

Në takimet tjera, Vushtrria mposhti United Basketin(94-47). Prishtina e Re mposhti rivalin lokal, Kerasan Prishtinën(82-70). Përderisa, sipas informatave në teren ndeshja, Penza-Drita nuk është zhvilluar fare, për rrethana ende të pasqaruara.

Pas kësaj xhiroje, Feronikeli mbetet lider i Ligës së parë, me 33 pikë, i pasuar nga Vëllaznimi me 32 sosh, DOn Bosko në pozitën e tretë si dhe Istogu në vendin e 4-të.

Komentet janë të mbyllura.