Basketboll

BAKIJA TREGON SE ÇKA NDRYSHOI TE VËLLAZNIMI QË U KËNDELLEN FUQISHËM NË PRANVERË

Prishtinë(AsistiOnline) – Drejtori sportiv i Vëllaznimit, Ideal Bakija ka qenë i ftuar në ASISTIN 444, që u transmetua gjatë të hënës në terminet e zakonshme në Artmotion dhe Klan Kosova.

Gjatë kësaj bisede, Bakija tregoi se çka ndryshoi skuadra e Vëllaznimit që u këndell krejtësisht në stinorin pranveror.

Duke marrre parasysh që Vëllaznimi është duke konkuruar kundër disa skuadrave që kanë shumë më shumë traditë në Superligë, besoj që kemi treguar një sukses të jashtëzzkonshëm deri tash. Ne jemi duke u munduar që ti arrijmë ato synimet tona në fillim të sezonit, play out ose play off, jemi shumë afër, shpresojmë dhe këto dy xhiro ti përmbyllim me sukses, që ti arrijmë ato synimet tona. Kemi pasur një periudhë shumë të keqe, prej 8 humbjeve, por pas asaj, kemi marrë disa masa me ndërrimin e trajnerit për të ndërruar pak atmosferën edhe disa transferime të cilat kanë dhënë fryt dhe po japin rezultat, ne jemi duke punuar dhe shpresojmë që të vazhdojmë kështu”, potencoi Bakija.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.