Basketboll

EKSKLUZIVE: KJO PALESTËR KOSOVARE PRITET TË JETË MIKËPRITËSE E ÇEREKFINALEVE TË LIGËS UNIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Liga Unike e basketbollit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, pritet të startojë me ndeshje gjatë këtij muaji.

Sipas burimeve të AsistiOnline.com të afërta me drejtuesit e Ligës Unike, është mësuar se ndeshjet çerekfinale të Ligës Unike të cilat do të luhen në Kosovë, tashmë është caktuar edhe lokacioni i zhvillimit të tyre.

Palestra moderne “Mizahir Isma” në Rahovec do të jetë mikëpritëse e kësaj ngjarje të madhe për basketbollin e Kosovës, ku do të luhen ndeshjet hapëse të kësaj gare debutuese.

Ende nuk janë përcaktuar çiftet që do të luajnë mes vete në këtë garë e cila sivjet do të zhvillohet në formë turne, por ajo që dihet tashmë se katër ekipe do të jenë nga Kosova(Prishtina, Peja, Rahoveci, Ylli) dhe katër nga Shqipëria(Goga Basket, Teuta, Vllaznia, Partizani).

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.