TRAJNERI I TIRANËS: EMOCIONET E LIGËS UNIKE DHE MUNGESAT NDIKUAN NË HUMBJE
Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i Tiranës, Erkand Karaj pas ndeshjes e ka komentuar humbjen nga Goga Basket në çerekfinale të Ligës Unike.
Ai tha se skuadra e tij në fillim kishte emocionet e fillimit historik të Ligës Unike, prandaj e nisi keq, por edhe mungesat e mëdha ndikuan në humbje.
”Si fillim e nisëm lojën me mendësi jo fituese dhe pak butë, kjo erdhi si rrjedhojë e ambientit të ri dhe natyrisht emocionet e ligës. Por edhe mungesat e Gerti Shimës dhe Majk Vaqarrit, jemi pa lojtarë të huaj me vetëm forcat vendore. Rosteri është i shkurtër dhe nuk lejon rotacion, për të kthyer një rezultat dyshifror. Djemtë për fat të mirë bënë maksimumin, por nuk kishin rezerva për të kthyer pjesën e katërt të lojës”, potencoi Karaj.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.