Basketboll

MALINKOV FLET PAS HUMBJES NGA YLLI, TREGON EDHE PSE NUK LUAJTËN AMERIKANËT

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i Sigal Prishtinës ka folur pas humbjes së djeshme që ekipi i tij e pësoi në çerekfinale të Ligës Unike nga Ylli.

Malinkov tha se në pjesën e parë ndeshja ishte e barabartë, por më pas ranë nga ritmi dhe kjo ndikoi në humbje, duke folur edhe pse nuk luajtën lojtarët e huaj.

Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë sidomos në 20 minutat e parë dhe pastaj në dy periudhat finale ramë nga loja. Por do të shohim përpara. Sa i përket asaj se pse nuk luajtën lojtarët e huaj, ky ishte vendim i klubit por edhe i imi, ne ende nuk e kemi siguruar mbijetesën, duhet ta mposhtim Bashkimin dhe për këtë po përgatitemi”, tha Malinkov pas ndeshjes.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.