GOLDEN EAGLE YLLI SHKRUAN HISTORINË, FITON LIGËN UNIKE SHQIPTARE
Prishtinë(AsistiOnline) – Finalja e madhe dhe historike e Ligës Unike të basketbollit mes Kosovës dhe Shqipërisë i ka takuar Golden Eagle Yllit nga Theranda.
Skuadra e Yllit ka arritur të mposhtë në një finale të jashtëzakonshme, skuadrën e Pejës me rezultat të ngushtë dhe të përgjithshëm 79-82.
Në fakt Peja e nisi më mirë duelin e sontëm, duke fituar çerekun e parë 27-19, ndërs Ylli u rikthye shpejtë në lojë duke e fituar periodën e dytë 14-19 dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat tejet të ngushtë 41-38 për Pejën.
Loja e fortë e skuadrave vazhdoi edhe në pjesën e dytë, por Ylli ishte për pak noanca më i mirë në të dy çerekët vendimtarë(24-28, 14-16) dhe kjo ju solli trofeun historik i cili është i pari në histori të klubit nga Theranda.
Individët më të dalluar në këtë fitore të madhe të Yllit sonte ishin: Erjon Kastrati me 21 pikë, Mitchell Wilbekin me 18 pikë, Gëzim Morina me double-double(15pk, 13krc), L.G Gill me 12 pikë dhe Elyjah Clark që realizoi 10 sosh.
Te Peja ishin të pamjaftueshëm për fitore: A.J Walton me double-double fantastik(25pk, 10krc), Brandon Walters me 16 pikë, Laron Dendy me 15 pikë e Leonard Mekaj me 13 sosh.
Ylli arrin që në stinorin e parë historik të Ligës Unike të fitojë këtë trofe, duke hyrë në historinë e basketbollit mbarëshqiptar.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.