BERISHA: DJEMTË TANË LUFTUAN SI LUANË, KY ËSHTË VETËM FILLIMI
Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-lojtari, trajneri dhe tash drejtori sportiv i Golden Eagle Yllit, Agron Berisha ka reaguar pas fitimit të trofeut historik që skuadra e Yllit e arriti sonte në Ligën Unike.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, ka thënë se skuadra therandase luftoi shumë dhe arriti fitoren e madhe e ky do të jetë vetëm fillimi.
”Atëherë kur u desht më së tepërmi, luftuan si luana. Një bravo e madhe për të gjithë. Jemi kampionë mbarëkombëtarë e ky është vetëm fillimi”, u shpreh Berisha.
Ylli mposhti në finale të Ligës Unike, skuadrën e Pejës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.